GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministri Peci vizitë Izraelit

24/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministri Peci nuk voton pro propozimit të kryeministrit Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetin e Izraelit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Peci pati rastin të takoj dhe të vitizoj disa institucione tejet të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Institutin MASHAV që është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit, ku u prit nga Ambasadorja Eynat Shlein, njëherit Drejtoreshë e MASHAV, si dhe Zëvendës Drejtoreshën e Përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

Gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë “Netafim”, Ministri Peci bashkë me drejtuesit e kësaj kompanie diskutuan për mundësitë e investimeve në vendin tonë në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji.

Gjithashtu, në po të njëjtën ditë, z. Peci takoi Dr. Shmuel Assouline, Ushtrues i Detyrës së Institutit Volcani (ARO) dhe Dr. Victoria Soroker me të cilët biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete në avancimin e bujqësisë përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore.

Takim tjetër tejet me rëndësi konsiderohet ai me studiuesen znj. Evelyn Rosenthal nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Bujqësor Mashav (MATC) me të cilën patën rastin të ndajnë ide konkrete për bashkëpunim, ku në fund të takimit të tyre të dyja palët u dakorduan për shkëmbime eksperience dhe ekspertize.

Ndërkaq, në kuadër të takimeve e vizitave të Ministrit Peci, është edhe ajo me përfaqësuesit e “IMPROVATE Group”, me ç’rast gjatë bisedave mes dyja palëve, fokusi i bisedës ishte sektori i qumshtit dhe mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Tags: Faton Peci
ShareTweetShare
Previous Post

Zgjedhjet në veri, QUINT-i shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e Listës Serbe

Next Post

Minatorët kërkojnë rritje pagash, përmendin protesta e greva

Next Post
Minatorët kërkojnë rritje pagash, përmendin protesta e greva

Minatorët kërkojnë rritje pagash, përmendin protesta e greva

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.