Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi takim bilateral me homologun e tij nga shteti izraelit, Avi Dichter me të cilin bashkëbiseduan rreth sfidave dhe mundësive për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, sigurisë ushqimore e politikave të sigurimit të ushqimit, e gjithashtu u dakorduan për iniciativa konkrete mes dy vendeve.
Pasi falënderoi Ministrin Dichter për gatishmërinë e shprehur që në një të ardhme të afërt të konkretizojnë dakordësimet e rrjedhura nga ky takim, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se dyja palët u dakorduan për nxitje të projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë përfitimin e ekspertizës së Izraelit në avancimin e teknologjisë në bujqësi e konkretisht në sistem të ujitjes e dixhitalizim.
Tutje, Ministri Peci e ftoi Ministrin e Bujqësisë të Shtetit të Izraelit, Avi Dichter që ta vizitojë Kosovën dhe ta shohë më nga afër potencialin e saj zhvillimor bujqësor.
Postimi i plotë i tij: