GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Ministri Peci: Për nëntë muaj kemi avancuar politikat bujqësore si asnjëherë më parë

14/12/2021
në Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministri Peci: Për nëntë muaj kemi avancuar politikat bujqësore si asnjëherë më parë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, për të prezantuar të arriturat e deritanishme për periudhën nëntë mujore në zhvillimin dhe avancimin e politikave bujqësore.

“Gjatë kësaj periudhe kemi arritur të shlyejmë 40 milionë euro obligime financiare të trashëguara e krahas kësaj kemi mundësuar implementimin e Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2021 me vlerë prej 28 milionë. Tashmë në kuadër të implementimit të këtij programi, kanë filluar edhe pagesat për fermerët përfitues dhe deri më tani janë shtypur 19.000 vendime për pagesë. Përmes këtyre politikave ne kemi bërë të mundur që për herë të parë të fillojmë vitin pa borxhe dhe obligime financiare. Në këtë drejtim, ai tregoi kemi adresuar në përpikëri rekomandimet e auditorit si për MBPZhR-në ashtu edhe për AZhB-në”, tha Ministri Peci, duke shtuar se krahas gjithë kësaj kanë ekzekutuar vlerën prej 3 milionë euro për kompensimin e  dëmeve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Me këtë rast, ai ka theksuar se gjatë kësaj periudhe kanë arritur që të realizojnë objektivat që për qëllim kanë përmirësimin e qasjes në bujqësi, fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e legjislacionit dhe modernizimin e tij në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Kemi avancuar legjislacionin pas 9 viteve stagnimi, duke aprovuar pakon prej 19të ligjeve të harmonizuara me Ligjin për Kundërvajtje që është votuar në Qeveri, si dhe ka kaluar leximin e parë në Kuvend Ligji për Shërbime Këshillimore, Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Ligji për Pije të forta Alkoolike. Ndërkaq, Ligjin për Pyje, e kam nënshkruar dhe e kam dërguar për pikë të Rendit të Ditës për Mbledhjen e radhës së Qeverisë.  Krahas kësaj kemi finalizuar Koncept Dokumentin për Tokën Bujqësore, si dhe Koncept Dokumentin për Verërat – në pritje të opinionit financiar”, tha Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka prezantuar se gjatë kësaj periudhe kanë hartuar dhe finalizuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, Strategjisë për Pylltari – 2021 – 2030 , si dhe Strategjinë për Komunikim dhe Informim në Pylltari – 2021 – 2025.

Krahas gjithë këtyre të arriturave, Ministri Peci tregoi se ka nënshkruar disa memorandume që për qëllim kanë avancimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë, duke theksuar këtu Memorandumin e  Bashkëpunimit me Universitetin e Iowes të Shkencës dhe Teknologjisë, Memorandumin e Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Memorandumin e Bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë së Shqipërisë.

ShareTweetShare
Previous Post

Këshilli i BE për Kosovën: Marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë është kyç, të realizohet liberalizimi i vizave

Next Post

Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

Next Post
Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

Lajmet e fundit

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.