Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në propozimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.
Në mbledhjes e sotme, qeveria miratoi bordin e ri të ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.
Propozimi i Kurtit për bordin e ri të Trepçës u miratua me shumicë votash të kabinetit qeveritar. Por, në votim abstenoi ministri Peci