Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përshëndetur ratifikimin në Kuvend të tri marrëveshjeve ndërkombëtare, përcjell Gazeta Papirus.
Murati falenderoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mundësuan ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, përmes të cilave Kosovës i vihen në dispozicion mbi 59 milionë euro për reformimin e skemave sociale dhe investime në efiçencë të energjisë për ndërtesat publike të Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Prizrenit.
Postimi i plotë i tij:
“Falenderoj deputetët e Kuvendit që mundësuan ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare përmes të cilave Kosovës i vihen në dispozicion mbi 59 milionë euro për reformimin e skemave sociale, dhe për investime në efiçiencë të energjisë për ndërtesat publike në komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.”/Gazeta Papirus/