Me 21 janar të vitit 1999 Skënder Rexhepi me shokë ishin nisur në një mision të rëndësishëm, të vështirë, por të domosdoshëm, luftëtarët e lirisë, Skënder Rexhepi- Komandant HEKURI, Fitim Duraku, drejtues, organizator dhe pjesë aktive e shumë veprimeve luftarake të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, Mustafë Bajraktari, veprimtar dhe luftëtar i përkushtuar në rrugën e lirisë , u nda nga jeta vitin 2011 si dhe Xhavit Elshani, u nda nga jeta më 2021 ish komandant i njësitit “Syri i Shqiponjës” të Br.124.
Ata pasi e kishin mbushur makinën përplot me armë, predha dhe municione, që kishin destinacion ZOD dhe mbështetjen për Komandantin e saj Ramush Haradinajn, diku mbi fshatin Fortesë (Bellacërkë), përballen me pusinë e organizuar të forcave serbe. Në përballje me forcat serbe të pritës, do të bie në fushën e betejës, komandant “Hekuri” dhe do të plagosen rëndë e lehtë, Fitim Duraku, Xhavit Elshani dhe Mustafë Bajraktari. Makina e mbushur me armë, predha dhe municione do të merr flakë dhe do të digjet terësisht. Si pasojë e eksplodimit të makinës, nga plagët e marra, do të kaloi në amshim, Skënder Rexhepi.Fitim Duraku do luftoj me plagët edhe 3 muaj deri më 4 prill 1999 kur do kaloj në amshim, Mustaf Bajraktari do ju bashkohet në amshim më 2011 dhe Xhavit Elshani më 2021
Familjen e dëshmorit, Skënder Rexhepi-Hekuri, sot e ka vizituar Ministri i Mbrojtjes ,Armend Mehaj ,ai nder të tjera ka shkruar :
Postimi i tij i plotë :
Sot ishim në Prizren, për vizitë në familjen e dëshmorit Skënder Rexhepi – Komandant Hekuri.
I edukuar qysh në moshë të re në frymën kombëtare, Skënderi ishte njëri nga luftetarët më të spikatur e më vigjilent që kishim në ushtrinë tonë çlirimtare.
Shtëpia e bacës Murat, babait të dëshmorit ishte vend i kuvendit, përgatitjes dhe furnizimeve me armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e për gjithë këtë baca Murat thotë:” Ia kemi pasur borxh këtij dheu e këtij vendi”.
Trashëgimtarët e Skënderit, Agnesa dhe Altini janë dy të rinj të mrekullueshëm të cilët me krenari mbajnë kujtimet për babain e tyre. Ne kemi obligim që atyre dhe të gjithë të rinjve tanë t’ju krijojmë të ardhme të sigurt dhe me përspektivë/ Gazeta Papirus/