Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj , është vaksionuar me dozën e tretë kunder Covid19, Ai me këtë rast ka postuar një foto dhe ka bërë thirrje për vaksinim, shkruan /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Të nderuar qytetarë,
Ju bëj thirrje që së bashku të luftojmë pandeminë Covid-19 dhe në një të ardhme t’i kthehemi normalitetit.
Mjeti më i suksesshëm dhe efikas për luftimin e virusit është vaksinimi. Unë u vaksinova me dozën e tretë përforcuese të vaksinës!
Ta ruajmë shëndetin tonë dhe të të tjerëve përmes vaksinimit.
#Vaksinohu