Minstri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot është takuar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.
Mehaj përmes një postimi në facebook tha se në këtë theks të veçantë diskutuam rreth ditës së përbashkët të gjithë dëshmorëve të vendit.
“Së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, diskutuam për mbarëvajtjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 5,6 dhe 7 marsin si datat më të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare. Organizimi i Epopesë këtë vit ka qenë në nivelin më të lartë ndonjëherë” ka shkruar Mehaj.
Poashtu Mehaj tha se në muajin mars ështëi edhe Epopeja e Dukagjinit rreth së cilës janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme nga autoritetet lokale dhe qëndrore.