Profesori i ekonomisë Mustafë Kadrijaj, me një reagim në rrjetin social Facebook e ka cilësuar si të pavend këtë veprim të ministrit për kohën në të cilën gjendemi, madje ai i rekomandoi ministrit Mehaj që të takoj aleatët strategjik të Kosovës, e jo këngëtarët.
“Pra në këtë kohë të krizës së sigurisë globale që po na kanoset në vend që me bë takime me aleat të natyrës së sigurisë ministri jonë takon rapsodin e njohur dhe të nderuar Rifat Beisha”, shkroi ai.
Ai më tutje i reagoi ministrit se për të të kënduar në këngë eposi popullor, duhen vepra madhore për shtetin dhe institucionin.
“Paramendo me lutë ministri me i thurë këngë, por duhet me lënë vepra ministër”, shkroi Kadrijaj.
Ky i fundit ngriti dilemat se në kompetencë të kujt ndodhet siguria e vendit, dhe se takime të tilla janë qesharake për një ministër të mbrojtjes.
“Takim mundet me bë ministri por me postu si minister i mbrojtjës nuk përkon me natyrën e një ministri aq sa është qesharake njëherit siç thotë populli, me ti shti ethet në bark, për një nivel të përfaqsimit dhe në dorë të kujt ka mbet siguria”, tha ndër të tjera ai.
Kadrijaj ka një kërkesë specifike edhe për shefin e qeverisë, Albin Kurti, pasi që disa nga ministrat qeveritarë kanë veprime amatoreske dhe udhëheqje aspak efikase.
“Vlerësoi që kryeministri Kurti duhet të bëj një rifreskim të kabinetit qeverisës sepse me një ministreshë që ia zënë tepihun e kuq kryediplomatës gjermane, dhe me këtë ministër të sigurisë që të fut frigën në palcë me këtë sjellje koti, duke injoruar forcën e sigurisë, ky është një nënqmim për shtetin e Kosovës para fqinjit veriorë për këtë sjelle aspak dinjitoze dhe qesharake padyshim”, përfundoi postimin profesori Kadrijaj.