Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se Kosova u ka të paktën 13 milionë euro borxh spitaleve turke për trajtimin e pacientëve.
Latifi është zotuar për t’i paguar ato.
“Sipas një shifre ne i kemi të paktën 13 milionë euro borxh (spitaleve turke) që i dimë dhe jemi zotuar për t’i paguar ato, por ky numër është më i madh sepse kemi plotë pacientë që kanë shkuar për trajtim që nuk kemi marrë llogaritë prej tyre. Është numër substancial”, ka thënë ai.