Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se Ukraina do të pranonte kapitullimin e Rusisë, duke këshilluar ushtarët rusë që të hypin në anijen e largimit.
Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë krerët e shtetit janë në vendin e tyre të punës, në Ukrainë, gjë që nuk mund t’i pëlqejë Rusisë.
“Mirëmbrëma, ne jemi nga Ukraina. Presidenti, udhëheqja e vendit, anëtarët e qeverisë – të gjithë punojnë në vendet e tyre. Ne e dimë se sa e trishtueshme është për Rusinë. Unë rekomandoj çdo ushtar rus të ndjekë një anije ruse para se të jetë tepër vonë. Përndryshe, Ukraina do të pranojë kapitullimin e Rusisë me mirëkuptim” ka shkruar ministri ukrainas në Twitter.
Ukraina ka hyrë në ditën e 15-të të pushtimit nga forcat ruse, puhstim ky që nga ana e Putinit deri vonë është quajtur “operacion i veçantë”
Good evening,we’re from Ukraine????????
The President,country's leadership,members of the government-all work,in their places.We know how sad its for ????????.I recommend every russian soldier to follow a russian ship before its too late. BTW ???????? will accept ???????? capitulation with understanding pic.twitter.com/dKIIB5LHEE— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 10, 2022