GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministri i Kurtit, Nenad Rashiq: S’kam dyshim që dy serbët u gjuajtën për t’u vrarë

09/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministri i Kurtit, Nenad Rashiq: S’kam dyshim që dy serbët u gjuajtën për t’u vrarë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri kosovar, Nenad Rashiq, nuk ka asnjë dyshim se gjuajtja me armë zjarri ndaj 21 dhe 11 vjeçarit në Shtërpcë kishte qëllim vrasjen e tyre.

Thuhen dy versione rreth plagosjes së një fëmije dhe një të riu në Shtërpcë, që dyshohet se e kreu A.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njëri version thotë se ai shtiu mbi dy qytetarët, ndërsa tjetri thotë se ai shtiu në asfalt dhe në ajër, për t’i larguar nga rruga të rinjtë që s’po e linin të kalonte.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i ka thënë mediumit serb “nova.rs” se nuk e beson versionin që e ka thënë avokati i të dyshuarit.

“Versioni se ai ishte i sulmuar dhe i rrethuar është tregim i avokatit të tij, që s’do t’i jepja shumë peshë. Me aq sa di unë, nga një pikëpamje ligjore, nuk ka dyshim se ai gjuajti në drejtim të djemve. Cakto që ka qenë, rikoshet apo gjuajtje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë prirem nga ajo që shkruhet në aktakuzë, që është tentimvrasje dhe e tillë mbetet”, ka thënë Rashiq.

“Nuk kam asnjë dyshim që ai i gjuajti fëmijët për t’i vrarë ata”, ka thënë tutje ministri.

Tutje, Rashiq ka përmendur disa deklarata të mëhershme të dyshuarit, që thotë se kanë qenë “të papërshtatshme”.

“Për më shumë, do të doja që kolegët e tij të ftoheshin për dëshmi rreth sjelljeve të tij të përgjithshme dhe shprehjes së nacionalizmit”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

Rashiq thotë se ka qenë prej të parëve që e ka marrë vesh që i dyshuari është arrestuar, pasi thotë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

“Duke pasur parasysh rrethanat, që kishte të bënte me fëmijë dhe gjithçka ndodhi në një ditë feste të madhe, mendoj se reagimi i Policisë duhej të ishte dyfish më i shpejtë dhe më i mirë se sa në rastet e zakonshme dhe u lumturova kur ministri më njoftoi si dorasi ishte arrestuar. U ndjeva shumë më mirë”, thotë ministri i Qeverisë Kurti.

Duke u nisur nga e kaluara dhe rastet e padënuara të sulme në baza etnik, Rashiq e konsideron arrestimin e të dyshuarit për plagosjen e dy të rinjve serbë si “sukses të vitit të Policisë së Kosovës”.

Tags: kurtiplagosjaRashiq
ShareTweetShare
Previous Post

A është afër një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?

Next Post

Kurti e Rizvanolli: Dy muajt e ardhshëm janë kritikë në përballje me krizën energjetike

Next Post
Kurti e Rizvanolli: Dy muajt e ardhshëm janë kritikë në përballje me krizën energjetike

Kurti e Rizvanolli: Dy muajt e ardhshëm janë kritikë në përballje me krizën energjetike

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.