GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministri i Jashtëm serb: Përderisa vendos Kurti, nuk ka dialog

30/01/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministri i Jashtëm serb: Përderisa vendos Kurti, nuk ka dialog
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, ka thënë të dielën, 30 janar, se nuk ka pasur dialog mes Prishtinës dhe Beogradit prej kur Albin Kurti ka nisur të udhëheqë Qeverinë e Kosovës dhe ndoshta as nuk do të ketë.

Selakoviq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se tema qendrore e bisedimeve me të dërguarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak javën e ardhshme, do të jetë çështja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe gjithçka që rëndon këto marrëdhënie në rrugën drejt normalizimit.

“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë. Është e qartë për ne se, prej kur Kurti ka nisur udhëheqësinë në Prishtinë nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë, përderisa ai vendos”, ka thënë Selakoviq.

Ai ka përsëritur se Beogradi zyrtar po peshon lëvizjet e veta dhe po merr vendime të mençura dhe se është i përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes se paqes.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim marrëdhëniesh, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka nisur më 2011.

Prej kur Kurti është bërë kryeministër i Kosovës, ai ka zhvilluar dy takime të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në të dyja rastet është thënë palët kanë qenë të distancuara në qëndrimet e tyre.

BE-ja ka theksuar se do të organizojë një takim të ri mes Kurtit dhe Vuçiqit vetëm atëherë kur palët të tregojnë gatishmëri për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre. /rel

ShareTweetShare
Previous Post

Në Poloni disa aktivistë të LGBT kanë shpëtuar nga therja një lopë që sipas tyre është transgjinore.

Next Post

Fotoja me dy gishta e Sali Berishës “ilaç” për Stresin, e “shëron” nga gripi

Next Post
Fotoja me dy gishta e Sali Berishës “ilaç” për Stresin, e “shëron” nga gripi

Fotoja me dy gishta e Sali Berishës “ilaç” për Stresin, e “shëron” nga gripi

Lajmet e fundit

Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

23/05/2025
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

23/05/2025
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.