Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, të mërkurën ka mbërritur për një vizitë në Kosovë. Atë në pikën kufitare në Han të Elezit e ka pritur ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci.
Të dy bashkë gjatë ditës kanë një varg aktivitetesh: vizitojnë vreshtat në Rahovec dhe bisedojnë me fermerë; vizitojnë verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha; vizitojnë Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.