Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka uruar trajnerin e xhudos, Driton Kukën, për zgjedhjen si trajnerin më të mirë për vitin 2021 nga Komiteti Ndërkombëtar i Xhudos.
“Toni, trajner Kosove, më i miri në botë! Urime mjeshtër, faleminderit për krejt çfarë po bën për shtetin tonë”, ka shkruar ministri në një postim në Facebook.
Pos Kukës, edhe atletja kosovare, Disatria Krasniqi, është zgjedhur xhudistja më e mirë në botë për këtë vit.