Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së që trajtojnë çështjen e liberalizimit të vizave nuk e kanë në agjendë Kosovën në takimin e tyre më 9 dhe 10 qershor. Burime diplomatike të Gazetës Express brenda BE-së thonë se diskutimet për heqjen e vizave kanë mbetur në nivelin teknik të Këshillit të BE-së
Udhëheqësit e shteteve të BE-së do t’i zhvillojnë dy takime deri në fund të presidencës franceze të BE-së, aty ku mund të shmangen procedurat ministrore dhe të vendoset që Kosovës t’i hiqen vizat.
Një takim special sipas kalendarit të Këshillit të BE-së do të mbahet më 30 dhe 31 maj dhe një tjetër më 23 dhe 24 qershor. Megjithëse Franca si njëra nga shtetet skeptike për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave s’pritet ta shtyjë përpara këtë çështje në agjendën e Këshillit të cilën do ta kryesojë deri më 30 qershor 2022.
Por, ministrat e brendshëm të unionit s’e kanë në agjendë trajtimin e çështjes së vizave për kosovarët.