“Uzurpim i institucioneve”
Kështu e quajti deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, veprimin e zyrtarëve të Qeverisë në detyrë në dritën e zhvillimeve të fundit, ku anëtarë të kabinetit qeveritar ia mësynë betimeve si deputetë, duke mbajtur njëkohësisht postet në ekzekutiv, transmeton Gazeta Papirus.
“Tendenca e tyre ka qenë me anashkalu ligjin të cilin e kanë bërë vet. Me anashkalu edhe nenin 26. Me ardhë me bë betimin si deputet dhe me shku në qeveri me marrë vendime, me mbajtë mbledhje, me nënshkru udhëzime administrative – siç kanë bërë dje – dhe në ndërkohë me i vazhdu negociatat me partnerët potencialë të koalicionit. Kjo situatë mund të interpretohet më shumë si uzurpim i institucioneve nga ana e tyre. Nëse je deputet, s’mund të jesh edhe kryeministër. S’mundesh në të njëjtën kohë.” – tha Bajrami në “Rubikon”.