GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave

20/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Minatorët e Trepçës thirrje qeverisë: Të na zgjidhet problemi i pagave
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në Facebook, kanë reaguar për siç thonë ata vonesat e pagave. Ata kanë theksuar se prej kohësh po ballafaqohen me problemin elementar të punës, mos ekzekutimin e pagës me kohë.

Në reagim ata kanë thënë se është bërë traditë që menaxherët dhe drejtuesit e “Trepça Sh.A.”, problemet me mos punën e tyre, t’i adresojnë te minatorët, duke tentuar që vazhdimisht fajin kryesor për dështimin e ndërmarrjes tua hedhin minatorëve.

“Për ironi të fatit përpjekjet tona të vazhdueshme për të kërkuar kushte me të mira pune dhe investime, injorohen nga të gjitha institucionet, punë e cila para së gjithash është detyrë dhe obligim i menaxhmentit dhe vet qeverisë!!!”, thuhet në reagimin e minatorëve.

Sipas tyre sot menaxhmenti i ndërmarrjes përmes një postimi ne rrjete sociale është munduar të shantazhoj, frikësoj dhe etiketoj minatorët si bojkotues dhe sabotues të punës, të cilët në mënyrë të kundërligjshme e pengojnë procesin e punës.

“Qasja e tillë fyese, joprofesionale dhe duke tentuar që të shantazhoj minatorët jo vetëm që është e papranueshme, por minatorët duan KËRKIM FALJE PUBLIKE nga menaxhmenti. Por ta dini se minatorët nuk mund ti shantozhoni e as ti frikësoni, asnjëherë. Pretendimet për ngecje në prodhim janë të paqëndrueshme. Ndërsa joprofesionalizmi dhe padijenia totale e këtij menaxhmenti janë evidente dhe s’duan koment”, thuhet tutje.

Tutje Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë thënë se muajin që lamë pas kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhim, krahasuar me kushtet ekstrem të vështira të punës.

“Por ju zotri “Kryeshef”- menaxhment nuk e keni realizuar misionin për të cilin jeni mandatuar. Andaj nuk është e ndershme e as njerëzore që dështimin tuaj ta faturoni dikund tjetër. Duhet të merrni përgjegjësin për dështimet dhe dëmtimin e minierës”, thuhet në reagim.

Përmes këtij reagimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A..

“Në këtë situate në të cilën ndodhemi lusim institucionet e Republikës së Kosovës (qeverinë) që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A., duke bërë investime kapitale në ndërmarrje, si e vetmja rrugë dalje nga kaosi dhe problemet serioze në të cilat ndodhet ndërmarrja”.

Po ashtu është theksuar se situata e rëndë në ndërmarrje kërkon reagim të shpejt dhe qasje serioze, si përpjekje për të shmangur problemet e vazhdueshme, dhe se siç e kanë cekur ekzekutimi në kohë dhe i plotë i pagave për minatorët, është obligim dhe detyrë e institucioneve përgjegjëse, andaj edhe kërkojmë realizimin e tyre menjëherë.

Tags: Minatoret e TrepcesQeveria e Kosovë
ShareTweetShare
Previous Post

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Next Post

Garë e hapur në grupin e Shqipërisë pas kualifikimit të Spanjës

Next Post
Garë e hapur në grupin e Shqipërisë pas kualifikimit të Spanjës

Garë e hapur në grupin e Shqipërisë pas kualifikimit të Spanjës

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.