GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Militanti i Vetëvendosjes në krye të RTK-së, prapaskenat e ardhjes së tij në krye të televizionit publik

01/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Militanti i Vetëvendosjes në krye të RTK-së, prapaskenat e ardhjes së tij në krye të televizionit publik
Share on FacebookShare on Twitter

Pak para se Rilind Gërvalla, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, të zgjidhej drejtor i Televizionit Publik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë një letër në të cilën janë njoftuar se ai ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Letrës anonime të dërguar në adresë të deputetëve u janë bashkëngjitur edhe linqe e fotografi në të cilat shihet Gërvalla duke marrë pjesë në aktivitete të partisë në pushtet, e cila ia mundësoi që të vinte në krye të televizionit.

“Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, sot do ta votoj për drejtor të RTK-së emrin e Rilind Gërvallës, që është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, një prej organeve më të larta të partisë. Shih fotot dhe linqet në vazhdim dhe dokumentin ngjitur ku Gërvalla shihet si pjesëmarrës dhe duke votuar në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm gjatë viteve 2019-2021: 27.01.2019”, thuhet në letrën dërguar deputetëve që e ka siguruar Demokracia.com.

Kjo fotografi e Gërvallës është bërë më 27 janar të vitit 2019 në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Në letrën që kanë marrë deputetët thuhej se kjo zgjedhje do të ishte e dëmshme profesionalisht dhe shkelje ligjore, pasi kriter kryesor i konkursit për drejtor në RTK ka qenë që kandidati të mos jetë ose të mos ketë qenë pjesë e organeve ose forumeve të partisë politike.

Neni pesë i Rregullores së punës në RTK thotë se kandidati në tri vitet e fundit nuk mund të zgjidhet në pozitë menaxheriale në RTK nëse ka qenë pjesë e ndonjë forumi drejtues të partive politike.

“Të mos ketë qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike në vend në tri vitet e fundit”, thuhet në rregullore, përcjell Demokracia.com.

Po ashtu, në këtë letër është bërë e ditur se RTK e ka pyetur zyrtarisht Vetëvendosjen për kandidatin për drejtor.

“Për me keq, burime brenda RTK-se, bëjnë me dije se menaxhmenti i RTK-së përmes e-mailit zyrtar e ka pyetur Vetëvendosjen nëse kandidati në fjalë ka qenë ose është pjesë e tyre. Natyrisht VV është përgjigjur me Jo, ngase presioni për zgjedhjen e tij vjen direkt prej tyre. Kjo, mund të vërtetohet lehte nëse kërkohet qasje në dokumente zyrtare në RTK. Ne këtë situate, kur mediumi publik detyrohet ta pyes partinë politike për të kaluarën ose të tashmen e kandidatit për drejtor, që tani mban titullin e redaktorit përgjegjës brenda mediumit, situata bëhet edhe më qesharake e joserioze. Pra, menaxhmentit të RTK-së nuk i kanë mjaftuar fotot dhe faktet tjera, ku Rilind Gërvalla shihet duke votuar bashkë me zyrtarët më të lartë të partisë, por ka vendosur që ta pyes partinë se a mund të vazhdohet me këtë kandidaturë. I njëjti kandidat edhe në të kaluarën brenda RTK-së është njohur si aktivist, militant e zyrtar i VV-së, andaj bordi i RTK-se është dashur të interesohet se si ende nuk është shkarkuar nga pozita e redaktorit përgjegjës, e jo ta votojë emrin e tij për drejtor të RTK-së”, thuhet në letër.

Po ashtu në këtë dokument është thënë se Bordi aktual i RTK-së është prej bordeve më të varura deri më tani.

“Por, rikapja e RTK-së tashmë është e qartë dhe është momenti i fundit që të ndalet ky bord që shitet gjoja i pavarur, kurse në fakt është prej me të varurve që ka pasur RTK-ja”, vazhdon tutje letra.

Tags: Bordi RTKMilitanti i VvRilind GervallaRTK1RTK3
ShareTweetShare
Previous Post

Kur përfundon edicioni në Superligën e Kosovës, FFK tregon datën

Next Post

Modric merr vendimin e madh për të ardhmen

Next Post
Modric merr vendimin e madh për të ardhmen

Modric merr vendimin e madh për të ardhmen

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.