GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Milionat në “Trepçë” nuk rikthejnë namin e saj

02/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Milionat në “Trepçë” nuk rikthejnë namin e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Miliona euro janë dhënë deri tash për ndërmarrjen publike “Trepça”, por përkundër kësaj, e njëjta çdo muaj po ballafaqohet me probleme financiare. Ekonomistët, thonë se kjo ndërmarrje nuk ka nevojë për lëmoshë por për hapa konkret për rivitalizimin e saj. Nga Ministria e Ekonomisë, nuk tregojnë shumën totale që është ndarë tash e tri vite.

Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndahet një shumë prej 1 milion e 600 mijë euro për ndërmarrjen “Trepça”.

E vetëm dy muaj para këtij vendimi, “Trepça” Sh.A përfitoi edhe 1.13 milion euro nga Ministria e Ekonomisë.

Të gjitha këto mjete, u ndanë në momente kritike për ndërmarrjen, kur nuk kishte mundësi financiare as për pagesën e punëtorëve.

Por, sa ka qenë shuma totale e ndarë gjatë tri viteve të fundit, nga Ministria e Ekonomisë, tash e disa ditë nuk kanë dhënë një përgjigje.

Derisa ministria hesht, kritik ndaj kësaj forme, po shprehet ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu.

“Nuk mund të rimëkëmbet Trepça më infuzione financiare, duhet profesionalizëm, duhet planifikim dhe menaxhim. Të gjitha milionat që po investohen po bëhen për të shëruar por jo për ta këndellur Trepçën. Duhet të ketë teknologji, fuqi të re që do të kthej reputacionin e Trepçës. Nuk jetohet duke pasur investime milionëshe, derisa kapaciteti i saj të jetë 50%”, ka thënë Safet Gerxhaliu.

Se këto investime nuk ndihmojnë në rivitalizimin e kësaj ndërmarrje që dikur kishte nam në Kosovë, e thotë edhe ekonomisti, Adhurim Haxhimusa.

“Rehabilitimi i Trepçës ka një qasje tjetër nga institucionet përgjegjëse të Kosovës. Ajo, nuk mund të ngritet në vendin që duhet pa një strategji gjithëpërfshirëse, aktiviteti i saj ngërthen shumë sektor të tjerë të ekonomisë. Prandaj,  milionat që jepen dhe janë dhënë,  janë vetëm sa më ruajt status-quon e saj, ringjallja e saj,  kërkon një strategji më të detajuar jo kështu,” tha ekonomisti Adhurim Haxhimusa.

Në shkurt të 2023-ës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se ekzekutivi qendror mori vendim për një kredi për “Trepçën” në shumë prej 20 milionë eurosh, me të cilat parashihej të bëhej rivitalizimi i ndërmarrjes.

Por, një vit pas kjo ende nuk është realizuar.

Tags: Minatoret e Trepces
ShareTweetShare
Previous Post

Një i burgosur i plagosur pas përleshjes në burgun

Next Post

Mashtroi pronarin e auto “Discrict”, e mori veturën për testim dhe nuk e ktheu më

Next Post
Mashtroi pronarin e auto “Discrict”, e mori veturën për testim dhe nuk e ktheu më

Mashtroi pronarin e auto “Discrict”, e mori veturën për testim dhe nuk e ktheu më

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.