Themeluesi i partisë në pushtet i Gjeorgjisë, miliarderi dhe ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, ka thënë të enjten se do t’i japë donacion afro 10 milionë euro për përfaqësuesen gjeorgjiane pas fitores ndaj Portugalisë.
Me fitoren 2:0 ndaj portugezëve, gjeorgjianët u kualifikuan në fazën nokaut të “Euro 2024”.
Në një komunikatë për media, partia e tij, “Ëndrra Gjeorgjiane”, ka thënë se Ivanishvili e ka uruar ekipin dhe i ka premtuar paratë nga fondacioni i tij bamirës, për arritjen të cilën ai e ka quajtur “fitore ëndrrash dhe historike”.
Ivanishvili, pasuria e të cilit është rreth 5 miliardë euro, ka premtuar edhe 10 milionë euro tjera nëse Gjeorgjia e mposht Spanjën në 1/8 e finales të dielën.