Gazetari Milaim Zeka duke folur për ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka theksuar se më së shumti do t’i ndëshkojë mërgimtarët.
”Gërrnaçat më së shumti do të pēsojnë nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ata kanë ndërtuar shtëpia e nuk kanë se si ta dëshmojnë. Nuk e kanë asnjë faturë”, tha Zeka në emisionin “Politiko” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic
Ai madje ka shkuar aq larg, sa që ka paralajmëruar edhe luftë civile nga ky ligj.
Zeka ka theksuar se Qeveria Kurti i ka bërë tri gabime.
”Gabimi i parë ka të bëjë me procedimin e Ligjit për Zgjedhjet, gabimi i dytë ka të bëjë me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Dhe gabimi i tretë ka të bëjë me sulmin ndaj mediave”, tha ai.