Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Në këtë aferë janë të përfshirë edhe tre persona që janë në zë për energjetikë në Ballkan. Gazeta Nacionale sjell detaje.
Fotografinë e një tigri me gojën e mbushur me gjak e mban në profilin e tij në Twitter. Një pamje që ngjallë shumë dyshime, ashtu siç është e dyshimtë e gjithë veprimtaria e vetë Damir Fazliq. Ky i fundit bashkë me kompaninë EFT në pronësi të Vuk Hamoviq dhe biznesmenin tjetër Vojin Lazareviq janë trekëndëshi për të cilët kanë raportuar media vendore e ndërkombëtare. Ata janë pjesë e asaj që shumëkush e vlerëson si “mafi e energjisë elektrike” të udhëhequr nga Lazareviq dhe Fazliq.
Por, dikush mund të pyet se cila është ndërlidhja e ambasadorit Martin Berishaj me këta tre biznesmenë me të kaluar të dyshimtë?
Martin Berishaj rezulton se është paguar qindra mijëra euro nga firma GEN-i, dega në Beograd. Sipas mediave sllovene që publikuan skandalin, ai ka përfituar nga GEN-i një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro ose mbi gjysmë milioni euro në total, raporton gazeta Nacionale.
Kompania sllovene GEN është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Dega e saj më e madhe është në Beograd, nga ku ka dyshime se Martin Berishaj ka marrë pjesën më të madhe të fondeve. Kjo firmë së bashku me EFT-në, pronë e Vuk Hamoviç, si dhe Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera të rajonit ndër vite.
Të tri firmat kanë një të përbashkët dhe pas tyre është sekret publik që fshihet Damir Fazliqi. GEN është pjesë kyqe e “mafisë energjetike serbe” të cilën e udhëhoqën Vojin Lazareviq dhe Damir Fazliq.
Kosova dhe jo vetëm, vite me radhë ka qenë e detyruar të blejë rrymë nga ta e shantazhuar përmes lidhjeve ndërkombëtare të transmisionit. Nga ky shantazh i është ofruar mundësia të lirohet tek pas ndërtimit të linjës me Shqipërinë.
Për këto ka shkruar edhe gazetari e analisti Astrit Gashi në rrjetin social facebook. “Për ‘mafinë energjetike’ serbe në Ballkan pata shkruar fillimisht diku në fillim të 2000’tave në Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 në favor të territ. Qe nga ajo kohë nuk jam ndalur kurrë të shkruaj e flas per pavarësimin energjetik të Kosovës. Sot po ndihem i lënduar që edhe një shqiptar, një njeri që e kam konsideruar si të zotin e të mire, një ambasador i Kosovës, të perflitet në një skandal financiar në Slloveni që përfshinë edhe paratë e kësaj firme”, ka shkruar Gashi.
Lazareviq e Fazliq kishin krijuar një monopol të energjisë elektrike në Ballkan gati dy dekada më parë. Dy kompanitë që këta drejtonin kishin bërë monopol të rrjetit të rrymës në Bosnjë e Serbi. Shtetet e tjera si Kosova, kanë pasur munëdsi të blejnë rrymë në vende të tjera, por nuk ka pasur asnjë mundësi që energjia të rillet kah rrjeti serb, boshnjak madje edhe ai maqedon. Situatën e njëjtë, Kosova e përjetoi derisa u zgjidhë kjo problematikë në raport me Shqipërinë. Për këto skandale ku janë përfshirë biznesmenët serbë patën raportuar edhe mediat britanike.
LIDHJET ME SALI BERISHËN
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ishte raportuar se ka pasur lidhje të forta me biznesmenin Fazliq. Madje, kryeopozitari i një herë e një kohe, Edi Rama, e akuzonte Berishën se e ka bllokuar rrjetin për linjën e energjisë ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës. Reagimi i Ramës kishte ardhur pas raportimeve se djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ishte takuar me përfaqësues të kompanive serbe të energjisë përfshirë Fazliqin e Hamoviqin.
Përveç djalit, disa media tjera ndërkombëtare kishin raportuar se vajza e Sali Berishës, ia kishte mundësuar Fazliqi blerjen e një toke në afërsi të portit të Durrësit në vlerë 10 euro, dyfish më pak se norma e tregut. Kjo zonë më pas, do të kthehej në burim investimi për biznesmenin serb të energjisë. Në vitin 2019, Fazliq dukej mjaft i interesuar për skenën politike në Shqipëri. Madje i kishte bërë thirrje Lulzim Bashës të largohet nga posti i kryetarit të PD-së, dhe duke e përkrahur Majlinda Bregun.
Damir Fazliq është nipi i Jovica Stanishiçit, ish-shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjate sundimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
VUK HAMOVIQ!
Jo më pak i përfshirë në monopolet me energjinë elektrike në Ballkanin Perëndimor është edhe Vuk Hamoviq. Emri i tij aktualisht shfaqet si njëri nga themeluesit e kompanisë EFT që merret me shtrirjen e energjisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Kjo kompani ishte krijuar në vitin 2000.
Kompania sllovene GEN-i e cila ka degën më të fortë në Serbi, është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Kjo firmë së bashku me EFT-në në pronë të Vuk Hamoviç dhe bashkë Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera të rajonit.
ÇKA NDODHI?
Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Nacionale i ka dërguar email, ka provuar ta thërrasë në telefon, por e ka pasur të pamundur të bie në kontakt me z. Berishaj.
Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar sot, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene.
Vetë Martinaj e ka mohuar këtë akuzë, duke shkruar në mëngjes se do të ushtrojë padi ndaj portalit slloven.
Gazeta Nacionale në anën tjetër ka raportuar se Martin Berishaj në cilësinë e ambasadorit, ka bërë tjetër shkelje duke mos e deklaruar kompanië në Mal të Zi, në Agjencinë kundër Korrupsion të Kosovës.