GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Migrimi: Nga viti 2020 deri në vitin 2022, Gjermanisë iu shtuan 99 mijë persona me origjinë nga Kosova

13/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Migrimi: Nga viti 2020 deri në vitin 2022, Gjermanisë iu shtuan 99 mijë persona me origjinë nga Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një raporti të titulluar“Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet e ballkanit perëndimor: Dëshmi nga Kosova”, Kosova vazhdon të jetë në trend rritës të emigrimit për shkak se tregu i punës nuk është në gjendje të absorbojë numrin e lartë të punëkërkuesve. Në këtë kontekst, Gjermania del të jetë absorbuesi më i madh i kosovarëve për shkak të shkallës së lartë të varfërisë, papunësisë së lartë, shëndetësisë së dobët etj. Së fundi, Instituti GAP ka publikuar një raport që hedh dritë mbi fenomenin e migrimit të kosovarëve në Gjermani.

Raporti – i bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2022 – ofron një “panoramë të frikshme” mbi rritjen e numrit të qytetarëve me sfond migrimi nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe arsyet e tyre të emigrimit.

Raporti thekson se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova në Gjermani është pothuajse dyfishuar në periudhën 2010-2022.

291 mijë ishte numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani në vitin 2010. Vetëm 12 vite më pas, kjo shifër ka arritur në 542 mijë. Kjo përbën një rritje të theksuar prej 86 për qind gjatë pak më shumë se një dekade.

Përsa i përket ndarjes gjinore, të dhënat e raportit tregojnë se burrat janë në numër më të madh krahasuar me gratë. Nga 542 mijë persona, 289 mijë (53 për qind) janë burra, ndërsa 254 mijë (47 për qind) janë gra.

Raporti thekson se më shumë se shumica e tyre kanë lindur në Kosovë. Ky trend ka qenë në rritje nga viti 2010, por është theksuar edhe më shumë nga viti 2021 deri në vitin 2022.

Në lidhje me grup-moshën, në raport theksohet se të dhënat e vitit 2022 tregojnë se shumica e emigrantëve nga Kosova i përkasin grup-moshës 25 deri në 45 vjeç. Një pjesë e mirë e tyre janë edhe nën moshën 15 vjeç.

Për sa i përket nivelit të edukimit, raporti tregon se 281 mijë persona nga emigrantët nga Kosova kanë diplomë të shkollës së mesme, ndërsa 87 mijë nuk kanë arritur këtë nivel të arsimimit.

Arsyet e emigrimit ndryshojnë në mes të burrave dhe grave. Për burrat, punësimi është arsyeja kryesore e emigrimit, ndërsa gratë kryesisht emigruan për arsye të bashkimit familjar, thuhet në të dhënat e përpunuara nga GAP.

Në vitin 2022, 55 mijë burra deklaruan se punësimi ishte arsyeja kryesore e emigrimit të tyre, ndërsa 68 mijë gra emigruan për bashkim familjar, sipas raportit.

Krahasime me vendet e rajonit

Sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të titulluar “Migrimi i fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor: Hartimi i modeleve, adresimi i sfidave dhe mbledhja e përfitimeve”, krahasuar me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, migrantët nga Kosova dhe Shqipëria kanë arsim më të ulët.

Sipas raportit të OCED-it, Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigrimit me 28%, e ndjekur nga Kosova (22%), Bosnja dhe Hercegovina (20%) dhe Maqedonia e Veriut (18%).

Shkalla e emigrimit nga Serbia dhe Mali i Zi janë pak më të ulëta, por ende të konsiderueshme, përkatësisht 10% dhe 9%.

Tags: Emigrantkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Rozeta Hajdari akuzon sërish mediat për ‘Aferën e grurit dhe vajit’, Mushkolaj: Nuk kam koment

Next Post

Sot mot i vranët, në disa vende shi dhe shkarkime rrufesh

Next Post
Gjatë kësaj jave do të kemi mot vjeshte

Sot mot i vranët, në disa vende shi dhe shkarkime rrufesh

Lajmet e fundit

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.