GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes institucionale përballë rasteve në rritje të dhunës dhe vrasjeve në familje, duke vënë në pah mungesën e veprimit nga ana e Koordinatores Kombëtare kundër Dhunës në Familje – një rol që thotë se ushtrohet nga Ministrja e Drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka ngritur shqetësimin për atë që e quan heshtje “vrastare” të institucioneve, teksa çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje e, madje, edhe vrasje. Ky reagim i tij vjen pas vdekjes së një 34-vjeçari në Prishtinë, i cili dyshohet se fillimisht plagosi gruan, pastaj vrau veten.

“A din kush me tregu se cili është roli i Koordinatorit Kombëtar kundër Dhunës në familje? Vrasje në familje, dhunë në familje për çdo ditë, kurse Ministrja e Drejtësisë që e ushtron këtë rol në heshtje vrastare,” shkroi ai.

Miftaraj ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke i akuzuar se pushtetin e shfrytëzojnë vetëm për përfitime personale dhe privilegje, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

“Ky shtet është pa Zot shtëpie. Qeveritarët i ushtrojnë pozitat e tyre vetëm në raport me përfitimet dhe privilegjet që ua ofron pushteti,” vijon reagimi.

Ai thekson se kur dështojnë të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, dhe mungon vullneti politik për të vepruar, atëherë dhuna në familje kthehet thjesht në statistika.

“Llogaridhënia dhe përgjegjësia kanë vdekur në Kosovë,” përfundon Miftaraj.

Tags: dhunefamiljevrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Next Post

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Next Post
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.