Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se në tubimin e Vetëvendosje në Kamenicë gjëja e vetme e mirë ishte kënga e Shkurte Fejzës dhe himni kombëtar.
Ai ka thënë se VV-ja nuk e ka lëshuar himnin e Kosovës.
Shkrimi i tij:
E përcjella tubimin e LVV në Kamenicë, nga fillimi deri në fund.
E vetmja pjesë që më pelqeu pa masë dhe që ishte e vërtetë dhe origjinale, ishte pa pike dyshimi kënga e Shkurte Fejzës dhe hymni kombëtar.
Sigurisht se mungoi hymni i Republikës së Kosovës.
Nuk e pashë nëse Faruk Mujka patrioti kuq e zi ishte në tubim.