I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot është takuar me ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se mbështetja e ShBA-së në procesin e dialogut është thelbësore.
“Vlerësova se angazhimi i SHBA-së në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garanton përfundimin e suksesshëm të dialogut mes dy vendeve”, ka shkruar Meta.
Escobar është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri nga dje, ai u takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama.