Gjiganti britanik Guardian publikoi listën tradicionale të futbollistëve më të mirë në botë për vitin e kaluar.
Në vend të parë është argjentinasi Lionel Messi, sulmues i skuadrës franceze Paris Saint-Germain dhe kapiten i kombëtares së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, transmeton Demokracia.com.
Ai pasohet nga francezët Kylian Mbappe dhe Karim Benzema, Erling Haaland është i katërti dhe Luka Modriq është i pesti.
– Pas sezonit të dobët 2021/2022, i pari i tij në PSG, askush nuk e dinte se çfarë të priste nga Messi në Kupën e Botës. Megjithatë, ai u kthye pas fluturimit me forcë të plotë. Ai shënoi dhe asistoi në të gjitha, përveç katër ndeshjeve në Ligue 1, përpara se të udhëhiqte Argjentinën në Kupën e Botës së parë që nga viti 1986 në Katar. Messi e çoi deri në fund kthesën e Argjentinës pas disfatës hapëse ndaj Arabisë Saudite, duke shënuar shtatë gola, përfshirë dy në finale – thuhet në përshkrimin e Guardian.
Kevin de Bruyne, Robert Leëandoëski, Vinicius Junior, Thibaut Courtois dhe Muhamed Salah janë gjithashtu në Top 10.
Neymar është në vendin e 12-të, ndërsa superylli portugez Cristiano Ronaldo është në pozitën e 51-të.