Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Drenas.
Sinjali ka raportuar se viktimat janë një grua 31 vjeç dhe një fëmijë 7 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në “Jepi zë”, ndërsa Policia ende nuk është deklaruar rreth rastit.