GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Mesiq ia shuan shpresat Serbisë për Kosovën, kjo është deklarata e tij: Harrojeni këtë gjë

01/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Mesiq ia shuan shpresat Serbisë për Kosovën, kjo është deklarata e tij: Harrojeni këtë gjë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime.

Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni.

Mesiq theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”.

Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Disa akoma nuk e kuptojnë këtë. Problemi para së gjithash është në Serbi, kur është në pyetje Kosova. Është shumë e vështirë nëse zhvilloni një politikë ku e keni të kthyer vetëm pasqyrën e pasme, të drejtuar nga historia. Dhe ne jemi në situatë që kemi shumë histori për metër katror. Kjo është diçka që na pengon sepse ne shikojmë vetëm prapa, kështu që kjo politikë ndaj Kosovës është një politikë totalisht e humbur. Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur. Është një i humbur që e gjen veten në politikë dhe që mendon se Kosova mund të kthehet ushtarakisht. Nuk mundet, kjo mundësi thjesht nuk ekziston”, tha Mesiq sipas Anadolu, raporton Paparaci

Më tej, Mesiq tha se duhet gjetur zgjidhje për problemet përmes bisedimeve, duke respektuar institucionet zyrtare dhe duke njohur realitetet e reja.

Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski u shpreh se çështjet energjetike gjithmonë kanë qenë sfida dhe se këto vetëm se janë intensifikuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe Pendarovski theksoi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë midis shteteve të rajonit, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk e ka fuqinë që e vetme të bëjë ndryshime në planin global.

“Për çfarëdo pengese, problemi apo sfidë në botë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në organizata më të gjera, mbi të gjitha e kam fjalën në Bashkimin Evropian, sepse në mënyrë të pavarur, vetëm me burimet e tyre të brendshme, nuk mund ta zgjidhin këtë lloj të problemeve”, tha Pendarovski.

Duke folur për eurointegrimet, Pendarovski tha se dekada më parë, para luftës në Ukrainë, BE-ja humbi interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e saja.

Ai bëri thirrje për veprim më urgjent nga institucionet e Brukselit, duke rikujtuar se mbështetja për anëtarësimin në BE është në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Tags: kosovaKroaciaMesiqserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Injorojeni: Kjo është thirrja për të cilën Policia kërkon nga qytetarët që të mos bien pre e saj

Next Post

Astrit Gashi jep dorëheqje nga debatet tek Ermali: Lexoni arsyet

Next Post
Astrit Gashi jep dorëheqje nga debatet tek Ermali: Lexoni arsyet

Astrit Gashi jep dorëheqje nga debatet tek Ermali: Lexoni arsyet

Lajmet e fundit

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.