GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mësimdhënësit hynë në javën e katërt të grevës, as sot nuk nis mësimi

26/09/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Greva në arsim po vazhdon edhe më tej, sot mësimdhënësit hynë në javën e katërt të kësaj greve, rrjedhimisht Kosova hynë në javën e pestë të grevës së përgjithshme në sektorin publik.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë dhe janë shprehur se presin të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

E gjatë ditës së djeshme Kurti tha se pret që mësimi të fillojë sa më pare dhe sindikalistëve i ka quajtur “sindikalist të PAN-it”.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng. Për përshtypjen time të fuqishme, në të gjitha takimet që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar, prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. E tash dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, u shpreh ia.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe SBASHK-u, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë argument të bazuar.

“Deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhej në reagimin e SBASHK-ut.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti.

“Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Tags: arsimiGrevaSindikatat
ShareTweetShare
Previous Post

Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Next Post

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Next Post

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Lajmet e fundit

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.