Mësimdhënësit, përveç arsimimit të nxënësve, kanë përgjegjësi edhe t’i edukojnë ata. Këtë, arsimtarët e realizojnë në orët e kujdestarisë, për të cilat kërkojnë pagesë shtesë. Në raste të vecanta, mësimdhënësit obligohen t’i zëvendësojnë kolegët e tyre.. Por, për krejt këto, mësimdhënësit e shkollave në Komunën e Prishtinës nuk janë paguar tash e tre muaj, raporton Gazeta Papirus.
Burimet e Gazeta Papirus bëjnë të ditur se mësimdhënësit nuk janë paguar tash e tre muaj për mbinormë e as orë shtesë. Borxhi aktual ndaj mësimdhënësve që ka komuna, llogaritet të jetë rreth 130 mijë euro.
Burimet bëjnë të ditur se 1191 mësimdhënësve nuk u janë paguar mbinormat.
Ndërsa, 333 mësimdhënësve nuk u janë paguar orët shtesë.
Për këtë cështje, Gazeta ka pyetur drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinë, Samir Shahini.
Shahini, tash e dy ditë nuk është përgjigjur për këtë rast.
Në heshjte kanë qëndruar edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, pavarësisht insistimit të mediumit për të marrë përgjigjeBallina – GAZETA PAPIRUS