Moska u ka thënë shteteve nordike se do të kenë pasoja të mëdha, derisa ato po konfirmojnë synimet për t’iu bashkuar NATO-s. Aleanca po i pret duarhapur Suedinë dhe Finlandë.
Qeveria suedeze e ka konfirmuar se ka synim që të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke iu bashkëngjitur vendimit dramatik të Finlandës, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Ka një shumicë të madhe në parlamentin suedez, që do që Suedia t’i bashkohet NATO-s”, ka thënë sot kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.
Ajo beson se kjo është gjëja më e mirë për sigurinë e Suedisë.
“Ne do ta informojmë NATO-n se duam të bëhemi pjesë e aleancës”, ka thënë tutje kryeministrja.
Andersson beson edhe se edhe populli i saj është pro anëtarësimit në NATO.
Qeveria e Finlandës në dielën e konfirmoi qëllimin e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Socialdremokratët e Suedisë nga partia e kryeministres së Suedisë u pajtuan që të heqin dorë nga kundërshtimi i gjatë i bashkimit të shtetit të tyre me Aleancësn. Kësisoj, u hap rruga që bashkë më Finlandën të dorëzojnë aplikimin brenda ditësh.
Vendimi i dy qeverive, të cilat kanë qenë neutrale ndaj NATO-s, që nga përfundimi i luftës së Dytë Botërore, kanë marrë reagimin e parë nga Rusia, e cila e sheh anëtarësimin e të dy shteteve si “gabim serioz”, që do të kishte pasoja të mëdha.
Të dy shtetet skandinave ndajnë një pjesë të kufirit të tyre me Rusinë. /Express/