GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mero Baze: Kosova po e vuan nevojën e Albin Kurtit për një luftë

22/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova tani po vuan nevojën e Albin Kurtit për të pasur një luftë. Nëse dikur Kosova kishte një luftë por i mungonte Albini, tani Albini do një luftë por nuk duhet ti shkoj pas Kosova.”, kjo është njëra nga deklaratat e dhëna për Periskopin për zhvillimet e fundit politike në vend nga gazetari dhe opinionisti  Mero Baze, i cili thotë se drama e bërë në Bruksel ishte e qëllimshme nga ana e kryeministrit Kurti.

Ndonëse takimi zgjati 8 orë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, nuk sjelli asnjë rezultat pozitiv për normalizim të marrëdhënieve, madje pas përfundimit të këtij takimi, kryediplomati evropian, Joseph Borrell u drejtua me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës, ku tha Kosova tregoi mungesë të respektit, dhe se për këtë do t’i informoj partnerët për këtë. E këtë takim 8 orësh Mero Baze e quan dramë, ku theksin e vë tek kryeministri Kurti ku thotë se po e trajton BE, Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë.

“Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe, sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i një raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit, për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel. Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetëndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë t’i kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës.”, thotë Mero Baze për Periskopin.

Z.Baze komentoi edhe shtyrjen e gjobitjes së qytetarëve me targa ilegale për 48 orë, si dhe planin franko-gjerman, ku këtë të fundit e sheh si  plan i cili avancon Kosovën në arenën ndërkombëtare,  për më shumë lexoni të plotë deklartat e z.Baze.

Mero Baze për Periskopin:

Si e komentoni takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq  në Bruksel, ku përfundoi duke dështuar arritja e një marrëveshjeje për targat, dhe si jeni duke e parë politiken e Kurtit në dialog?

Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i nj raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel.

Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë ti kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës .

Pra jo vetëm që nuk ka një reflektim për spiralen ku  po hyjnë, por ka një qartësi të objektivit të tyre se beteja kundër Beogradit, fitohet duke mundur perëndimin, duke e bërë kështu automatikisht Evropën aleate të Serbisë.

Pra drama nuk është se dështon një seancë bisedimesh. Drama qëndron tek fakti se udhëheqja politike e Kosovës në pushtet, po e trajton Bashkimin Evropian Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë. Kjo qasje i legjitimon ata pastaj që betejën të mos ta zhvillojë më me Beogradin por me Brukselin dhe Uashingtonin.

Kryediplomati evropian, Joseph Borrell pas këtij takimi u drejtua me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës, ku tha Kosova tregoi mungesë të respektit, dhe se për këtë do t’i informoj partnerët për këtë.

Si e shihni këtë deklaratë të Borellit?

Mendoj se Albin Kurti ja ka dal që me qasjen e tij paranojake që “Perëndimi është aleatë i Serbisë”, po i bën një nder hsiotrikë Serbisë. Ai po e dëmton Kosovën piksëpari se po mbëhstet poltikën e tij mbi një gënjeshtër.

Dhe çdo politikë e ngritur mbi të pavërteta dhe mbi gënjeshtra populiste të fut në qorrsokak. Të shpallësh perëndimin aleat të Serbisë, një shtet të cilin e ka bombarduar për shkak të Kosovës, dhe pastaj të ndërtosh strategji politike si mund të luftosh Perëndimin si aleat i Serbisë, bazuar në gënjeshtra dhe paranoja është një marrëzi që buron nga qëllime të qarta populiste për të hyrë në histori si “Viktimë” e luftës së Perëndimit ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën pasi edhe si gënjeshtër i bën boll punë Serbisë, e rehabiliton atë në sytë e Perëndimit dhe krijon një imazh pozitiv për qasjen që kanë në dialog.

A mendoni se do të ketë eskalim të situatës të enjten, pasi që Kurti e shtyu gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale për 48 orë, ku kjo shtyrje erdhi si shkak i kërkesës së Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.?

Perëndimi po i ofron Kosovës një plan i cili avancon Kosovën në arenën ndërkombëtare, pasi plani franko gjerman ka në thelb të tij, mos pengimin e Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Pra i heq Kosovës pengesën që i sjell mos njohja nga Sebria. I heq Kosovës luftën e Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Tani përpjekja për ta refuzuar këtë ofertë dhe për të vrapuar pas targave në veri, që të mbash ndezur konfliktin, është një përpjekje meskine dhe tregon profilin e një politikani lokalist . Me sa duket shpresa e vetme e Albin Kurtit për të hyrë në histori është të mbijetoj përmes konfliktit permanent, që justifikon dështimet në qeverisje, një politikan që i trembet normalizimit, dhe betejave në një shoqëri normale. Kosova tani po vuan nevojën e Albin Kurtit për të pasur një luftë. Nëse dikur Kosova kishte një luftë por i mungonte Albini, tani Albini do një luftë por nuk duhet ti shkoj pas Kosova.

Tags: Mero BAze
ShareTweetShare
Previous Post

Hyseni: Osmani qëndrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marr më askush seriozisht

Next Post

“Në garë me botën gri” – Ekspozita e Rexhep Selimit hapet për festat e nëntorit

Next Post

“Në garë me botën gri” – Ekspozita e Rexhep Selimit hapet për festat e nëntorit

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.