Në kuadër të masave ndëshkuese që pritet t’i komunkojë BE-ja ndaj Kosovës për mos ndërmarrjen e hapave për shtensionim, në media është spekuluar se unioni është duke u përgatitur për një “izolim rajonal” të Kosovës.
I pyetur rreth kësaj çeshtje, publicisti Mero Baze i ka thënë portalit Periskopi se Shqipëria merr në shtator kryesimin e procesit të Berlinit, dhe nuk e merr për të izoluar Kosovën por për ta ndihmuar atë.
Baze thekson se Shqipëria nuk planifikon të hyjë në luftë me perëndimin për shkak të Albin Kurtit, por se beteja e saj është që ta shpëtojë Kosovën nga diskursi antiperëndimor.
“Natyrisht Shqipëria nuk ka ndërmend të hyj në luftë me Bashkimin Evropian dhe SHBA për Albin Kurtin, por patjetër do bëj betejë të shpëtoj Kosovën nga ndryshimi i kursit të saj kundër perëndimit. Dhe këtë do ta bëj duke ruajtur aleancën me perëndimin. Shqipëria I bën dëm Kosovës duke mbështetur kursin antiperëndimor të Albin Kurtit, ashtu sic i bën dëm Kosovës dhe nëse shkëputet vet nga kursi properëndimor për shkak të Albinit. Interesi i Albin Kurtit duhet ndarë nga interesi i Kosovës nga çdo shqiptar që e do Kosovën”, thotë Baze.
Shqipëria nuk duhet trajtuar si babysiter i Albin Kurtit, sa herë që ai qan e grindet për hallet e veta. Shqipëria ka detyrim historik kushtetues dhe politik të mbaj Kosovën me kokën nga Perëndimi.
Duke folur për proopozimin e kryeministrit Edi Rama për organizmin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, publicisti Mero Baze dyshon që kjo mund të gjejë mbështetjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas Bazes, cdo propozim që vie nga Shqipëria për të rivendosur marrëdheniet me Perëndimin, Kurti përpiqet ta demonizojë Shqipërinë dhe Edi Ramën në listën e armiqëve të Kosovës për nevoja politike të brendshme.
“Për Albin Kurtin cdo rekomandim i Edi Ramës është një gur armiqësie më shumë për të, pasi qëndrimi i Shqipërisë në një gjatësi vale me Perëndimin, i prish atij axhendën personale antiperëndimore dhe i humbet shpresat që Shqipërinë ta manipuloj në anën e gabuar të historisë. Ndaj propozimet e Edi Ramës nuk janë të vlefshme për qeverinë e Kosovës. As ky propozim as projektplani për një draft të Asosacionit që e ka bërë me ekspert amerikan dhe britanik. Ato janë propozime që Shqipëria i bën në kuadrin e vullnetit të mirë për të dëshmuar se shqiptarët janë me Perëndimin dhe jo për të ndihmuar apo dëmtuar Albin Kurtin. Ky i fundit po përpiqet ta demonizoj Shqipërinë dhe Edi Ramën në listën e armiqëve të Kosovës për nevoja politike të brendëshme. Kjo Edi Ramës nuk i prish ndonjë punë se nuk ka ndërmend të kandidoj në Kosovë sikundër Vetëvendosja në Shqipëri. Edi Ramës dhe Shqipërisë i intereson ajo pjesë e shoqërisë së Kosovës që ka vetëdijen e duhur për të kuptuar se ata kanë vetëm një të ardhme dhe vetëm me Perëndimin. Cdo rrugë tjetër është shkatërrim. Duhet të jetë e qartë se Shqipëria nuk duhet trajtuar si babysiter i Albin Kurtit, sa herë që ai qan e grindet për hallet e veta. Shqipëria ka detyrim historik kushtetues dhe politik të mbaj Kosovën me kokën nga Perëndimi. Çdo gjë tjetër është antishqiptare”, ka theksuar Baze.
Një javë para anulimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive, Albin Kurti nuk i është përgjigjur asnjë thirrje të Edi Ramës, as privatisht as në mënyrë protokollare.
Publicisti Mero Baze ka komentuar edhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe raportin aktual që kanë të dyja vendet. Baze ka fajësuar kryeministrin e Kosovës për dështimin e kësaj mbledhjeje duke thënë se ai ka injoruar në mënyrë të përseritur të gjitha thirrjet e mesazhet e kryeministrit Rama, duke provokuar kështu dështimin e mbledhjes së përbashkuar.
“Ajo është një ngjarje e provokuar në mënyrë të ulët nga Albin Kurti. Për gati një javë para mbledhjes ai nuk i është përgjigjur asnjë thirrje telefonike dhe asnjë mesazhi të Edi Ramës. As në kontakt personal privat as në rrugë protokollare. Deri dy ditë para Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje a duhet të shkonte në Gjakovë apo jo. Vetëm kur i çoi për herë të dhjetë mesazh, dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të vij për shëtitje në Gjakovë, por mund të vinte vet me Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin e Jashtëm për ti përcjell Kurtit shqetësimin e Perëndimit për atë situatë, Kurti u përgjigj se nuk ishte i mirëpritur për takim kokë më kokë por për mbledhje qeverie. Pastaj nëse do pas mbledhjes bëjmë dhe takim. Pra ai donte ta përdorte Edi Ramën për shou kundër Perëndimit si aleat të tij kundër perëndimit dhe jo si interlokutor të Perëndimit. Në këto kushte mos komunikimi total dhe përpjekje për të përdorur Shqipërinë si aleate kundër Perëndimit Edi Rama zgjodhi të anuloj mbledhjen butaforike të Gjakovës, dhe të mos bëhet vegël e Albin Kurtit në betejën kundër Perëndimit. Albin Kurti ka bërë përpjekje serioze për të krijuar armiqësi me kryeministrin e Shqipërisë, sipas parimit ose aleat me mua kundër Perëndimit ose armiku im. Dhe normal jemi tek ky versioni i dytë. Por mendoj se është më mirë të jesh armik i Albin Kurti dhe aleat i Kosovës me Perëndimin se sa e kundërta. Për të kundërtën ka plot kandidatë. E para është Rusia e deri në fund Serbia”, tha Baze.