Para dy dite në Prizren është tentuar që të kryhet një vjedhje, në dy shtëpi të mërgimtarëve, të dy të dëmtuarit vëllezër, dhe për këtë ka reaguar njëri nga viktimat, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e ndodhur, shkruan Gazeta Metro.
Nëpërmjet kamerave të sigurisë që janë vendosur në shtëpinë e tij, mërgimtari në fjalë ka vënë re diçka të pazakontë që po ndodhte atje. Në bazë të asaj që ka parë ka arritur të vërejë se po ndodhte një vjedhje dhe se e ka shqetësuar shumë.
E njëjta dukuri kishte ndodhur edhe me vëllain e tij, dhe sipas të dëmtuarit, kjo tashmë është bërë zakon në mbarë Kosovën.
I dëmtuari e bëri të ditur të gjithë ngjarjen përmes platformës Facebook, ku u bëri thirrje edhe mediave.