Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u është përgjigjur pretendimeve të zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit se ‘ua ka prishur planet Sami Lushtakut e njerëzve të tij që kanë përfituar miliona nga Ministria e Infrastrukturës’.
Për këto deklarata, Lushtaku ka thënë se Durmishin do e padisë për shpifje, shkruan Gazeta Papirus.
“Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun”, ka shkruar Lushtaku.
Megjithatë, sipas Lushtakut fillimisht Durmishi do të përgjigjet në gjykatë ‘për skandalin e përgjimeve rreth dallavereve që i bën në Ministri’