Mentor Shala ka reaguar pas largimit të tij nga Radio Televizioni i Kosovës.
“Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata. Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini”, ka shkruar ai.
Njoftimi i tij i plotë:
Se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin. Unë nuk kam dëshirë me fol, për dallim prej palës tjetër, deri sa hetuesia ta kryn punën e vet.
Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata.
Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash.