GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

16/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pas 26 vjetësh, misteri rreth fatit të Ukshin Hotit vazhdon të rëndojë mbi kujtimet e ish-të burgosurve të Dubravës.

Njëri prej tyre, Demir Limaj, sot profesor universitar, rrëfen takimet e tij të fundit me profesorin e zhdukur që nga 16 maji i vitit 1999 – vetëm një ditë para se të përfundonte dënimi.

Pyetja që përsëritet tash e 26 vjet, në këtë ditë i mundon edhe ish-të burgosurit e Burgut të Dubravës.Çka ka ndodhur me Ukshin Hotin ende nuk dihet, por për të brenda mureve të Dubravës deri më 16 maj të 1999-ës kur u zhduk pa gjurmë, më së miri dinë ata që e shoqëruan deri momentin e fundit.

Aso kohe 23 vjeç, në rrethana të rënda, Demir Limaj e pati këtë fat në fatkeqësi.E kontaktin e parë me Hotin në marsin e 99-ës e ka ende të freskët.

“Padyshim se kishte një ndjesi të veçantë sepse profesorin e nderuan ne veç kishim dëgjuar për të para se ta takonim ose të ishim në burg, kishim lexuar literaturën e tij, dinim angazhimin e tij politik e kombëtar dhe tani rastisi që të takohemi në Mitrovicë. Kemi qenë mbi 45 vet që kemi qëndruar në një dhomë, mes tyre edhe profa, Ukshin Hoti. Qëndrimi në burg, padyshim se s ‘është i lehtë. Gjatë ditës ku na jepej hapësira për të komunikuar, padyshim që epiqendër ka qenë biseda me Ukshin Hotin.

Personaliteti i tij ka qenë i një intelektuali të rrallë, atdhetar e kombëtar, deklaroi Demir Lima, Ish i burgosur në Dubravës.Bisedë pa Ukshin Hotin s’bëhej. As brengë e as biseda shprese për një Kosovë jashtë mureve të Dubravës. Hoti asnjëherë s’i linte miqtë vetëm.“Tri ditë pasi të fillonin bombardimet e NATO-s apo para se të dilte profa më 16 maj, ne morëm një iniciativë për shkak të kushteve të rënda të papastërtisë, disa shok të grupit të Mitrovicës, për ti hequr flokët. Ndërkohë erdh edhe profesori edhe i thamë se pse po i heq flokët. Na tha se do të solidarizohet sepse jam pjesë e juaja bashkë. Ne insistonim që jo se do lirohej, por ai tha jo, i heqi dhe dashtë zoti se do jeni të lirë edhe ju, edhe pse të them të drejtën, Hoti kishte dyshime”, deklaroi Limaj, për RTV Dukagjini.Hotin e karakterizonin edhe bisedat që bënte e që brenda mureve të Dubravës, për të burgosurit e tjerë, shërbenin si një busull.

“Ka qenë burrë i madh i qëndrushëm, stoil, i patheyshëm në bindjen e tij dhe vizionin e tij për çka vuante dënim. Ne ishim pjestarë të UÇK dhe në bashkëbisedimet tona na pyeti në një ditë të zakonshme. Cili është pushimi më i egër që i bëhet një populli? Ne i thamë sikurse Serbia që bënte mbi ne, i renditëm arsyet se çka ka bërë. Ai na tha që përtej saj, ma i egri është pushtimi i mendjes që Serbia të gjitha i ka bërë, na ka vra, na ka dhunu, na ka larguar nga puna por kurrë s’ka mundur të na pushtojë mendjen që ne një ditë do të jemi të lirë, u shpreh Lima.Ukshin Hoti ishte i njohur edhe për gardianët, të cilët ndër të paktët të burgosur, atij i drejtoheshin në emër.

“Me profesorin kemi qëndruar në një pavijon dhe kemi pasur kontakte deri më 16 maj të 99. Realisht më 17 maj, prof. Ukshin Hoti i binte të përfundonte vuajtjen e dënimit të burgut dhe ajo çka ndodhi më 16 maj nuk ndodh në kushte normale se në ditën e diel nuk lirohen të burgosurit. O lirohen të premten o të hënën. Profesori me 17 maj i bënte 5 vite burg, erdhën e morën paraditen e së dielës më 16 maj. Kujtoj pas mëngjesit dhe çka më kujtohen, erdhën me makina civile, njerëz civil që kanë qenë UDB pa asnjë dyshim dhe prej asaj dite, kemi dëgjuar si ju. Për të s’dimë më asgjë. E kujtoj si një burrë të madh, edhe kur heshte fliste, përfundoj Limaj.Limaj sot ushtron detyrën e mësimdhënies në universitetin publik në Prizren që gëzon vet emrin e mikut që ia dhuroi fatkeqësia e luftës.
Nën emocione, ai kërkon që figura e Ukshin Hotit të kujtojë rrugën tonë si popull.Javën që vjen, ish-të burgosurit do të vizitojnë burgun e Dubravës me rastin e lirimit të tyre, përsëri pa Ukshin Hotin e pafundësisht me porositë e tij, që mendja s’mund të pushtohet. /Dukagjini/

Tags: Demir LimajdubraveUkshin Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

Next Post

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

Next Post
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

Lajmet e fundit

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025
“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

16/05/2025
Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.