Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Ai ka thënë se ka shkuar atje për të shprehur edhe njëherë respektin ndaj kontributit të tyre, shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i Krasniqit:
Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë.
Dielli do të lind përsëri!