Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar një moment qesharak, me ish Presidentin Hashim Thaçi.
Krasniqi tregoi se pasion i Thaçit ishte ‘hiking’, në bjeshkë.
Mes rrëfimit ai tregoi se si e kishte mashtruar Hashim Thaçi që të ngjiteshin në maje të bjeshkëve.
“Hashim Thaci është i vetmi që m’ka shti me bo hiking, ai ka skiju shumë mirë, n’fakt edhe shumë shpejt, ai ka hec bjeshke shumë edhe Kadri Veseli, e ka pas pasion, mu niher më kanë mashtru, hajde deri qetu s’jemi larg, kesh vec vet i dyshi ata ishin kanë në maje, m’ mashtrojshin deri sa s’boni telefoni deri shkova në maje, kur shkova në maje thash more me m’rri mrrina po qysh kthehum”, tha Krasniqi mes të qeshurave.