Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka nisur takimet në kuadër të vizitës së tij jashtë vendit.
Ai përmes facebook, shkruan se sot ka zhvilluar takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës.
Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake.
Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”.
Mbështetja e liberalëve të BE-së ndaj vizionit të ri të PDK-së dhe qëllimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale, si dhe roli ynë si parti lidere e opozitës në Kosovë ishin pjesë e diskutimeve tona. Poashtu, biseduam edhe për zhvillimet aktuale dhe aspiratat tona si vend drejt integrimeve euro-atlantike.
Fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i nevojshëm dhe në shërbim të Republikës së Kosovës!”.