Kryetari i PDK, Memli Krasniqi ka deklaruar edhe njëherë se takimi i liderëve partiak me presidenten Vjosa Osmani nuk ka qenë pozitiv.
Krasniqi tha se i ka propozuar presidentes Osmanit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese.
“Sot ishim në takim dhe me vjen mirë që ky takim u mabjt me iniciativën e preisdentes. Takimi ishte pak a shumë përsëritje e qëndrimeve publike që I kemi, dhe nuk është që pritej apo që rezultoi me një zhvillim pozitv që do të mundësonte dalje nga kriza, por megjithatë nuk duhet ta shohim si të pavlerë përkundrazi ka qenë një hapë I duhur.
Megjithatë në këtë takim mes tjersh kam propozu presidentes komfort përgjegjesive kushtetuese që i ka të shoh mundësinë që në një moment, bazuar në nenin 84 të Kushtetutës, që të shoh mundësinë për të iu drejtu Gjykatës Kushtetuese me pyteje kushtetuese”, tha Krasniqi.