Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me nëndegë të kësaj partie në Lipjan.
Nga atje ai tha se fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij.
“Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Moblizim. Mbështetje. Fitore! Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mirë”, shkroi ai.