Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të kësaj partie të mbajtur sot në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët e shumtë në numër që ishin pjesëmarrës.
Krasniqi ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie edhe për energjinë, besimin e mbështetjen e dhënë.
‘Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni dhënë në çdo lagje, fshat e qytet – në secilën shtëpi. Nesër është dita e juaj – dita për ta filluar një kapitull të ri për Kosovën!’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
U kry çdo sen!
Faleminderit nga zemra, Kosovë!
Faleminderit për energjinë, për besimin, për mbështetjen!
Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni dhënë në çdo lagje, fshat e qytet – në secilën shtëpi.
Nesër është dita e juaj – dita për ta filluar një kapitull të ri për Kosovën!
Votoni PDK 131!
Votoni Bedri Hamzën Kryeministër!
Tashmë, të gjithë e dimë dhe besojmë fuqishëm: Kosova mundet ma mirë!