Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës dhe Shtimes, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit të palëkundur për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fjalimin e tij, Memli Krasniqi theksoi se me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, PDK po ecën drejt suksesit, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.