Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përgjimit të publikuar sot nga gazeta Nacionale ku evidentohej se shefja e grupit parlamentar të VV-së kishte komunikuar me të dyshuarin për krime të ndryshme Millan Radojiçiqin, njofton Gazeta Papirus.
Krasniqi ka përdorur një shprehje të vetë Kurtit kur tallej me opozitën që kërkonte koordinim me ShBA-të dhe BE-në.
“Albin, me Millan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?” – ka thënë z. Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimet ndaj këtij përgjimi janë të shumta. Megjithatë, deri tash nuk ka asnjë reagim nga ana e vetë znj. Kusari, kryeministrit Kurti apo ndonjë figure të lartë të Vetëvendosjes.