Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përgjegjësinë për krejt situatën në të cilën është Kosova dhe se e vetmja zgjidhje është të mbahen zgjedhje e parakohshme pasi edhe me këtë kuvend nuk është e arsyeshme të punohet, transmeton Gazeta Metro.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se ”Kurti po prish raportet strategjike me vendet aleate”.
Krasniqi ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, por tha se refuzon kategorikisht ta formojë një qeveri të re me këtë legjislaturë.
”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Kjo legjislaturë e ka ezauruar arsyen dhe nevojën e ekzistencës së vet, ppr shkak të Albin Kurtit dhe me faj të tijin ekskluzivisht, por edhe atyre që e kanë ndjekur symbyllur në këtë theqafje që na ka futur.”
Krasniqi refuzoi se bëhet fjalë për taktika e elektorale dhe e bëri të qartë se duhet një ndryshim rrënjësor duke nisur nga Kuvendi i Kosovës.
“Sot publikishte them që nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve e le të vendosin ata. A po mendojnë këta që munden me fitu vota, po i dëgjoni që thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum, po jau lehtësoj.”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i PDK-së, ka deklaruar po ashtu se ”ushtria digjitale e Albin Kurtit“, u mundua që edhe Bill Clintonin ta paraqesë si “njeri i shitur”.
“Nuk është normale me u ndje njerëzit keq që janë me Amerikën. Dje militantët dëshironin me relativizu Bill Clintonin duke e paraqitur si njeri të shitur, ai është hero i gjallë”, ka thënë Krasniqi