Ish-ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj, është angazhuar në Presidencë.
Ajo nuk do të jetë këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, por do ta kryejë detyrën e ekspertes së jashtme për Çështjet Evropiane.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për Çështje Evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina