GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Mejhane ballkanase në Shkup, Osmani e Vucic e ‘rritin pazarin’ para takimit në Bruksel

11/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Mejhane ballkanase në Shkup, Osmani e Vucic e ‘rritin pazarin’ para takimit në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

Dy liderët hodhën vazhduan lojën e kunjave e shpotive ndaj njëri tjetrit – një përsëritje e situatave të mëhershme – para takimeve të rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në procesin e dialogut.

Takimi në Shkup në Procesin e Brdo-Brionit përfundoi pa fërkime verbale të drejtpëdrejta ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq; por, ky i fundit, do të lëshohej në mohim të shtetit të Kosovës kur u pyet rreth një deklarate të Kryeministrit Albin Kurti, se “Serbisë i duhet ofruar më shumë kamxhi, në vend të gurabisë”, shkruan Nacionale.

Kjo deklaratë e Kurtit e rroku në “nerv të keq” Vuçiqin, i cili do të lëshohej në deklarime absolutisht të papranueshme se “Kosova nuk është shtet” por edhe “nuk do të jetë kurrë”; ndonëse është vetë ai që në shkurt dhe mars ka pranuar marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve; ku qysh në rend të parë pranon të njohë prej dokumenteve, pasaportave, simboleve shtetërore – e deri te mospengesa e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare (vetëm shtetet anëtarësohen në organizata ndërkombëtare).

“Serbia është shtet sovran, ndërsa ata nuk janë e as nuk do të jenë kurrë”, tha Aleksnadar Vuçiq. “Është interesante që dikush mendoj se ka të drejtë të kërkojë nga palët e treja që të përdorin kamxhi ndaj dikujt, kundër një shteti sovran. Pasi që ai është aq i fortë dhe aq i fort dhe të përcaktonte fatin e të gjitha kombeve të Evropës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të deklarohej pas takimit në Shkup para gazetarëve, ku tha se “Republika e Kosovës…me këta kufij…do të jetë këtu përjetë”.

“Aq më herët që e kupton këtë Serbia, aq më mirë për ta, por edhe për rrugën e tyre evropiane…. Ne duam raporte normale, raporte ku e njohim njëra tjetrën, sovranitetin dhe intetgritetin territorial të njëra tjetrës; ku nuk luftohet tjetri ne atë e kemi vullnet të gjithmonshëm”, tha Vjosa Osmani.

Osmani tha se shteti kosovar “ballafaqohet në baza ditore me agresionin e Serbisë”.

Ajo i tha gazetarëve “siç e dini edhe ju” që Kosova “nuk ka shkaktuar eskalim në veri” por pala tjetër; përmes “strukturave ilegale të dhunshme që urdhërat i marrin nga Beogradi”.

Bashkimi Europian si pala ndërmjetëse ka kohë që nuk sillet indiferente ndaj këtyre lojërave të ballkanikëve dhe ka reaguar me sanksione ndaj Kosovës direkt, ndërsa ndaj Serbisë ndëshkimin ia la në dorë partnerit tjetër lehtësues në procesin e dialogut. SHBA e futi në listë të zezë shefin pro-rus të agjencisë së inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, këtë verë.

Tags: Dialoguosmanishkupivjosavucic
ShareTweetShare
Previous Post

‘Zbatoni marrëveshjen e Ohrit TANI’, Rohde s’kursen Kosovën e Serbinë: S’ka më lojëra fajësimi

Next Post

Zjarr te varrezat ortodokse në Ferizaj, plaku serb e shkaktoi aksidentalisht kur ndezi qirinjtë

Next Post
Zjarr në korridorin e një banese në Prishtinë

Zjarr te varrezat ortodokse në Ferizaj, plaku serb e shkaktoi aksidentalisht kur ndezi qirinjtë

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.